Në seancën e pyetjeve të deputetëve, kooerinatori i Grupit parlamentar të L. Besa Afrim Gashi, e pyeti kryeministrin Zoran Zaev se me veprime që bënë me Marrëveshjen me Bullgarinë, Negociatat me Greqinë, reformat në Gjyqësor por dhe reformat tjera, vallë po e bënë ridefinimin e shtetit ashtu siç e kërkon dhe e propozon në Lëvizja BESA, raporton Televizioni SHENJA.
Kryeministri Zaev u përgjigj se po bëjnë reforma dhe ridefinime në institucione të shtetit, mediat dhe gjyqësor, për të ndërtuar shoqëri të barabartë.
Por, në pyetjen e deputetit Gashi se kur kryeministri Zoran Zaev do të filloj ridefinimin edhe të Kushtetutës që Maqedonia të ketë shoqëri të barabartë, kryeministri Zaev u përgjigj “Ne do të bëjmë reforma në logje dhe institucione, por jo edhe në Kushtetutë”. Mefail Ismaili /SHENJA/

