Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në fjalimin e tij për festën e Ilindenit ka deklaruar se Ilindeni është thelbi i vizionit, bashkimit, guximit, një kujtesë e vlerave të përbashkëta rreth bashkimit, të cilat i festojmë dhe kremtojmë.
“Ilindeni nuk është i kufizuar, sepse ai na përket të gjithëve, duke filluar nga viti 1903, deri në vitin 1944 dhe të gjithëve të cilët sot investojmë për Maqedoninë Evropiane. Çdo 2 gusht, Ilindeni lind përsëri dhe jeton me çdo gjeneratë të ardhshme që ëndërron dhe punon për një Maqedoni më të mirë dhe me çdo individ, dashamirës të gatshëm për të dhënë dhe për t’u inkorporuar në prosperitetin e vendit të përbashkët. Si multietnike, multikulturore dhe multikonfesionale, vendi ynë është një pikturë unike e qëndisur nga të gjithë dallimet. Këto dallime janë themeli mbi të cilin zhvillohet dhe përparon vendi ynë edhe sot”, ka deklaruar Afrim Gashi.
Gashi po ashtu ka bërë thirrje që vendi të mos humb energji në momente jo thelbësore, por të fokusohet në reforma dhe progres.
Data 05.09.2026
Aktuale
- 8 Shtatori ditë jo pune për të gjithë qytetarët
- Autofagjia
- 16-vjeçari kapet duke drejtuar moped pa patentë në Tetovë, policia ia konfiskon mjetin
- Ambasadori Meidani nga Shkupi: Nënë Tereza, “një krenari e rrallë” e kombit shqiptar
- NJOFTIM ME RESPEKT PËR OPINIONIN PUBLIK DHE KOMUNITETIN BOTËROR BEKTASHIAN
- Tetovë/ Arrestohet një 17-vjeçar me marihuanë
- Ndalohet në Tabanocë 49 vjeçari nga Rumania, kishte drejtuar automjetin me 163 km/h në zonë ku kufizimi ishte 80 km/h
- Aksion policor në Galiçnik, arrestohen 5 persona – gjenden marihuanë, kërpudha halucinogjene dhe tableta



