Deri në orën 00:00 të datës së sotme ka qenë afati zyrtar i dorëzimit të aplikimeve për të interesuarit që duan të kandidojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se si do të kryhet përzgjedhja e këtyre kandidatëve.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për News 24, Çelmeta sqaron se do të ngrihet një Komision i Posaçëm, i përbërë nga zv.ministri i Brendshëm, Sekretari i Përgjithshëm i po kësaj ministrie dhe Drejtori i Agjencisë Mbikëqyrëse Policore.
Ky komision fillimisht do të shqyrtojë kandidaturën dhe më pas do të nxirret lista përfundimtare, pasi mund të ketë nga ata kandidatë të cilët nuk plotësojnë kushtet.
Personat e kësaj liste përfundimtare, do të zhvillojnë një seancë dëgjimore përballë këtij komisioni, të cilët do të vlerësohen nga aspekti profesional dhe integriteti moral i punës së tyre përgjatë shërbimit në Policinë e Shtetit.
Ata që kalojnë këtë fazë, emrat e tyre do i dorëzohen Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili do të përzgjedhë fituesin për postin e hapur.
Më pas, Hoxha do dorëzojë emrin pranë Kryeministrit Edi Rama, i cili do të firmosë zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Gazetari Igli Çelmeta:
Fillimisht është ngritur një komision i posaçëm i cili do të bëjë vlerësimin e kandidaturave dhe më pas do të nxirret lista përfundimtare, pasi mund të kenë dhe kandidatë që nuk plotësojnë kriteret për të kandiduar për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Pas listës përfundimtare, më pas, mblidhet komisioni i posaçëm, i përbërë nga një zv.ministër i brendshëm i cili zgjidhet nga Ministri i Brendshëm, i përbërë nag sekretari i përgjithshëm i ministrisë së brendshme dhe nga drejtori i AMP-së.
Ky është komisioni i posaçëm, më pas do të vijojë me vlerësimin e kandidatëve të cilët do të kenë seancë dëgjimore përballë këtij komisioni të posaçëm.
Do shpalosin platformat e tyre, do bëhet vlerësimi profesional dhe integriteti moral i punës së këtyre kandidatëve gjatë viteve që kanë punuar në Policinë e Shtetit. Më pas komisioni i posaçëm do të nxjerrë listën përfundimtare të kandidatëve dhe më pas do i propozohet Ministrit të Brendshëm kandidaturën të cila do të mbledhin më shumë pikë. Më pas ministri i brendshëm do të zgjedhë një nga këto kandidatë që do i propozohet kryeministrit i cili do të firmosë zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.