Me datë 09.04.2025 në ora 18.40 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, kanë privuar nga liria personat D.D. (34) nga Prilepi dhe I.A. (37) nga Manastiri. Ata janë raportuar nga futbollisti i K.F. Struga Trim Lum, M.R.(30) nga Prilepi se rreth orës 18:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë, pas ndeshjes së futbollit ndërmjet K.F. Shkendija dhe K.F. Struga Trim Lum është sulmuar fizikisht në një automjet me targa të Prilepit. Sipas raportimit, pasi që M.R. po dilte nga stadiumi, ka vënë re personin D.D., të cilin e kishte njohur që më parë, dhe i njëjti e ka thirrur në automjetin me të cilin ka qenë edhe I.A., pas së cilës është sulmuar fizikisht. Ata po mbahen në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Data 16.09.2026
Aktuale
- Tensioni në Hagë: Familja e Thaçit përballet me vendimin historik
- Edi Rama: Një Kryeministër për të gjithë shqiptarët në procesin gjyqësor
- Një natë para vendimit në Hagë, Kasami në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
- Mexhiti: Momenti i së vërtetës po afron – presim konfirmimin e pafajësisë për ish krerët e UÇK-së
- Mexhiti dhe Kasami: Lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe dinjitet
- Gimbos i del një pamje që kishte menduar se ishte zhdukur, bëhet pjesë edhe nëna e tij – ky është reagimi i ish-banorit të Big Brotherit
- Eksperimenti revolucionar në Zvicër: Testimi i parimit të gravitetit të Ajnshtajnit
- Kallas: BE-ja po shqyrton sanksione të reja ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor



