Alsat 2019-05-26T23:12:29+02:00
Ka përfunduar mbledhja e përgjithshme e partisë më të madhe në pushtet, Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë. Në përfundim të saj ka dhënë një intervistë për shtyp vetë kryetari i saj, Zoran Zaev.
Sipas tij janë shkruar të gjashtë nënkryetarët e LSDM-së: Frosina Remenski, Damjan Mançevski, Oliver Spasovski, Muhamed Zeqiri, Bllakgoja Boçvarski, Petre Shilegov.
Po ashtu është shkarkuar edhe Sekretari i Përgjithshëm të LSDM-së, Aleksandër Kiracovski. Në vendin e tij është emëruar Lupce Nikollovski nga Ministri i Bujqësisë. Zaevi tha se ende nuk dihet se kush do të vijë në vendin e Nikollovskit në Ministrinë e Bujqësisë.
Kryeministri paralajmëroi se së shpejti do të fillojnë edhe ndryshimet në pushtetin ekzekutiv. Ai tha se vendimet për shkarkimin e ministrave aktualë do të sillen së bashku me emrat e rinj.
Megjithatë Zaevi sonte nuk publikoi asnjë emër apo shkëmbim resorësh. Ai paraprakisht shkarkoi 78 kryetarët e degëve nëpër komuna, ndërsa tha se të njëjtit kanë të drejtë të kandidojnë përsëri ndërsa gjithashtu një pjesë e tyre do të rizgjidhen për shkak të sukseseve në zgjedhje.
Publiée par Alsat sur Dimanche 26 mai 2019
Loading…


