Në suaza të Projektit të USAID-it “Partneritet për rregullativë më të
mirë të biznesit” sot në Shkup do të mbahet Forumi me temë “Rregullativa e marrëdhënieve të
punës në sektorin e Teknologjive Informative dhe Komunikuese (TIK).
Qëllimi i ngjarjes është që të adresohen sfidat momentale të lidhura me rregullativën e
marrëdhënieve të punës të cilat janë specifike për sektorin TIK.
Ekspertë vendor dhe ndërkombëtar do të prezantojnë dhe diskutojnë ide dhe praktika të cilat
veçmë shfrytëzohen në korniza internacionale dhe të cilat mund të jenë të përshtaten në pajtim me
nevojat specifike të sektorit TIK.
Organizatorët paralajmërojnë se në Forum fjalime do të mbajë shefi i misionit të USAD-it në
Maqedoni Dejvis Ateberi, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, shefi i projektit të
USAID-it Partneritet për rregullativë biznesi më të mirë Ljubomir Dimovski dhe Aneta Antova
Pesheva, zëvendëskryetare e Këshillit Drejtues i MASIT-it. hr

