Aktivisti i njohur, Florian Haçkaj ka replikuar me kryeministrin Edi Rama pasi ky i fundit iu referua diasporës që është ngritur kundër tij si “mërgata e qyqeve”.
Përmes një mesazhi në rrjete sociale, aktivisti e sfidon kryeministrin që të dalë në shesh dhe të shohë se sa e duan në të vërtetë qytetarët.
Haçkaj i kujton se shumë figura politike pranë tij kanë përfunduar në burg, ndërsa përmendi edhe rastin e Belinda Ballukut, ish zëvendës kryeministren dhe ish ministren, për të cilën tha se e ka “lakun në fyt” për shkak të problemeve me drejtësinë.
Po ashtu, Haçkaj i drejtohet duke i thënë se “korrupsioni është bërë mullar” dhe se edhe vetë Rama duhet të përballet me drejtësinë.
“Zoti kryeministër si na the ‘mërgata e qyqeve’. Po nuk ke faj se festove 35 vjetorin e PS-së, një vazhdim i Partisë Komuniste, parti që ndau shqiptarët për së gjalli. Atë që po bëni edhe ju gjithë këto vite. Po ndani familjet për së gjalli. Në atë kohë e quanin ‘mërgata e qyqeve’ edhe sot prapë denjoni ti quani ‘mërgata e qyqeve’. Por qyqet jeni ju, ju dhe e gjithë kasta juaj e kalbur në korrupsion.
Treçereku i deputetëve dhe ish drejtuesve të lartë janë sot në burg. Ke zv kryeministren Belinda Balluku që e ka lakun në fyt dhe vetëm po e mbani ju me imponimet tuaja. Je edhe vetë për para drejtësisë. Për vjedhjet galoponte që ke bërë. Por popullin nuk e gënjen dot me gënjeshtrat jo po BE-ja, jo po prej jush nuk do të futemi në BE. Mërgata e qyqeve në Berlin e Bruksel.
Bëje axhendën tënde publike siç erdhe në Basel para dy ditësh dhe thua se është udhëtim privat, por ndërkohë ke ambasadorin si zar të të mbajë valixhet. Përdor pjesën e qeverisë që të të shërbejë dhe të të vijë nga pas se udhëton me taksat e shqiptarëve. Bëje axhendën publike dhe do e shihje mërgatën e qyqeve edhe në Basel, edhe në Berlin edhe në Amerikë.
Guxo dhe bëji këto gjëra publike siç e ke për detyrë ti bësh dhe do të shohësh njerëzit se çfarë indinjate kanë me ty. Po je kaq trim sa flet para kamerave, ushtarëve të PS-së dhe patronazhistëve dhe njerëzve që i ke kapur me ndonjë firmë apo një gjë nuk kanë çfarë thonë kundra teje, dil në shesh, hajde na tako ne këtu në diasporë. Hajde ta shohim se sa të duam.
Thirri mendjes se shqiptarët nuk e kanë me BE-në dhe BE nuk je ti. BE do kundra korrupsion, dhe ti i ke mullar. Të doli edhe Zvërneci për tjetërsimin e pronave e parasë së pisët.”, tha ai.
The post Florian Haçkaj sfidon Edi Ramën: Je për t’u vënë përpara drejtësisë! Dil në shesh dhe shih sa të duan appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

