Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov sot në mesditë do ta mbajë fjalimin tradicional vjetor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Presidenti tradicionalisht mban një fjalim të Vitit të Ri në Parlament, ku në fjalimin e kaluar ai bëri thirrje për pajtim dhe llogaridhënie nga të gjitha partitë politike.
Fjalimi i rregullt vjetor i Presidentit të RM-së para dhomës ligjdhënëse është paraparë me Kushtetutën e shtetit./Almakos

