Kosova dhe Izraeli zyrtarisht njohin njëra-tjetrën si shtete si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në SHBA.
Sot ministrat e jashtëm të dy vendeve kanë nënshkruar dokumentin në 4 gjuhë, teksa vendosin për herë të parë marrëdhënie diplomatike.
Dy ministritë kanë nënshkruar memorandum edhe për konsultime politike dhe memorandum për bashkëpunim zhvillimor.Në ceremoni të pranishëm ishin edhe përfaqësues të SHBA.



