Sot duhet të fillojë procesi gjyqësor për vjedhjen më të madhe të parave në historinë e Maqedonisë, kur nga arka e NLB “Tutunska Banka” u vodhën 400.000 franga zvicerane dhe 645.000 euro.
Seanca paraprake u anulua me kërkesë të mbrojtjes, që ishte anulimi i dytë pas seancës së parë që u mbajt më 31 gusht. Anulimi i parë ndodhi për shkak se burgu i Shutkës nuk i përcolli tre të akuzuarit në gjykatë.
Pas masave të ndërmarra shtesë dhe veprimeve si dhe dëshmive të siguruara në rastin e fshehjes në NLB Tutunska Banka, Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik deri tek PTHP dorëzoi njoftim me shkrim për personat G.S. (43) vëlla i të denoncuarit të parë B.S., për E.P. (24) e punësuar si komercialiste bankare në NLB Tutunska Banka dhe për B.M. (38) mik i të denoncuarit të parë, të gjithë nga Shkupi.
Për ta, informoi MPB, ekzistojnë baza për dyshime se kanë kryer vepër penale “fshehje”, “ndihmesë”, me ç’rast të denoncuarit të parë drejtpërdrejt i kanë ndihmuar në kryerjen e veprës penale me të cilën në mënyrë joligjore ka marrë dobi pronësore prej 2,4 milionë franga zvicerane dhe 645.000 euro./Almakos

