Për shkak të mungesës së Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), u shty seanca e katërt e Grupit të Punës për Reformat në Legjislacionin Zgjedhor, një proces që lidhet drejtpërdrejt me besueshmërinë e zgjedhjeve dhe besimin e qytetarëve.
Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, bëri të ditur se partitë politike kanë dorëzuar vërejtje dhe komente shtesë mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ai shtoi se në diskutim ishin edhe propozimet e institucioneve të përfshira në procesin zgjedhor, përfshirë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, Agjencinë për Administratë dhe iniciativat e pavarura civile.
Filkov theksoi se mungesa e LSDM-së tregon mungesë të pjekurisë politike, duke vlerësuar se nuk mund të flitet për zgjedhje të drejta dhe demokratike pa pjesëmarrje aktive në proces.
“Sot patëm mundësinë të shohim qartë se si interesat partiake po vendosen mbi proceset reformuese. Mospjesëmarrja në një moment kaq të rëndësishëm tregon mungesë përgjegjësie dhe angazhimi real për të ardhmen evropiane të vendit”, deklaroi Filkov.

