Festivali Ndërkombëtar i Dokumentarit i organizuar nga Al Jazeera Balkans (AJB DOC) që do të mbahet mes 11-15 shtator për të tretën herë këtë vit, do të organizohet në mjedis virtual për shkak të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Në festivalin të cilin Anadolu Agency (AA) është “Partner Global i Komunikimit”, shumë filma dokumentarë nga pjesa të ndryshme të botës dhe vendeve të rajonit, do të takohen me artdashës nëpërmjet faqes zyrtare të AJB DOC (www.ajbdoc.ba).
Drejtori i AJB DOC, Edhem Foco, në deklaratën për AA tha se në festivalin e këtij viti, do të trajtohen shumë tema që prekin botën nga Siria në Palestinë, nga Filipinet në Meksikë.
Ai rikujtoi se Al Jazeera Balkans është prodhuesi më i rëndësishëm i dokumentarëve në rajon. “Festivali i dokumentarëve në Bosnjë dhe Hercegovinë ishte një temë e lënë pas dore. Për shembull Kroacia, Serbia, Kosova kanë festivale të dokumentarit tepër të mirë. Kur kuptuam se Bosnjë dhe Hercegovina ka mungesë për këtë temë vendosëm të organizojmë një festival të tillë”, u shpreh ai.
“Shikuesit do të mund të shikojnë cilin do dokumentar pa pagesë, pa u regjistruar”
Foco më tutje duke theksuar se suksesi që festivali ka arritur në dy vitet e para i ka habitur, deklaroi se për shkak të COVID-19 që ndikon shumë fusha të jetës, shumë festivale janë anuluar, shtyrë ose transferuar në mjedis online.
“Në festival do të shfaqen 18 filma dokumentarë prej të cilëve dhjetë në kategorinë garues. Shikuesit do të mund të shikojnë cilin do dokumentar pa pagesë, pa u regjistruar”, tha Foco duke treguar se edhe AJB DOC do të organizohet online për shkak të COVID-19.
Ai tha se dokumentarët që do të shfaqen janë zgjidhur në mesin e 300 aplikimeve. “Ulëm numrin e filmave që do të shfaqen. Sepse kur japim vend për shumë filma në festival, nuk mund të tregoni interesin e nevojshëm as filmit e as ekipit të filmit”, tregoi Foco.
Në festivalin e këtij viti, sipas tij, gjenden 7 produksione rajonale dhe se ndaj këtyre dokumentarëve duhet të tregohet interes të veçantë, ndërsa hapjen e festivalit do ta bëjnë me filmin “Dzemo”.
Filmi i realizuar në Bosnjë dhe Hercegovinë për temë e ka jetën e një njeriu 45-vjeçar i cili merret me blegtori.
Në Festival do të jepen 3 çmime
Foco duke folur për rëndësinë e filmave dokumentarë, tregoi se në një periudhë kur është vogëluar koncentrimi i njerëzve, kur ata janë larguar nga librat, filmat dokumentarë janë dokumente historike.
AJB DOC këtë vit do të organizohet me sloganin “Voyage” (Udhëtim), ndërsa do të jepen tre çmime edhe atë “Çmimi Kryesor AJB”, “Çmimi i Programit AJB” dhe “Çmimi i Audiencës”.
Gjersa festivali synon të inkurajojë shkrimtarët dhe dokumentarët që merren me fenomene shoqërore duke u fokusuar në vlerat universale njerëzore, përfshin filmat dokumentarë të përshtatur për transmetime televizive.