Një armë zjarri tip kallashnikov është gjetur nga një grup fëmijësh brenda rrethimit të ish-pishinave në zonën e stadiumit të qytetit të Korçës.
Burime bëjnë me dije se arma është gjetur e mbështjellë me një qese e të hedhur brenda këtij rrethimi.
Fëmijë të vegjël pasi kanë gjetur armën e zjarrit kanë njoftuar të rriturit për të kërkuar ndihmën e policisë.
Arma mësohet se do t’i nënshtrohet ekspertizës, ndërkohë që janë marrë masa edhe për të larguar ekipet e fëmijëve të cilët stërviten në afërsi të stadiumit.
Policia ndodhet në vendngjarje, po heton lidhur me rastin për të identifikuar personin që mund ta ketë hedhur armën dhe nëse ka lidhje me ngjarje kriminale.