S A 2019-04-16T15:23:46+02:00
Opozita vazhdon t’i mbaj sekret kërkesat e saj ndaj propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike. Ndonëse VMRO-DPMNE-ja kishte paralajmëruar se pas dorëzimit të materialeve në Ministrinë e Drejtësisë do t’i bëjë publike kërkesat e saj, edhe pas dy ditëve partia e Hristijan Mickoskit vazhdon të heshtë. Njëjtë vepron edhe Drejtësia, nga ku thonë se kërkesat e opozitës janë në kundërshtim me rekomandimet e BE-së, por duke mos ndarë detaje mbi rrjedhën e bisedimeve dhe mundësinë për konsensus gjithë partiak për fatin e Prokurorisë Speciale Publike. Ndaj propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike opozita ka parashtruar 65 amendamente, ndërsa kryetari i Kuvendit ka paralajmëruar se për miratimin e ndryshimeve do të respektohet të gjitha procedurat parlamentare.
Alsat
Loading…