Në vazhdën e debatit për lidhjet historike mes bullgarëve dhe maqedonasve, ka komentuar edhe eurodeputeti bullgar, Angel Xhambaski, anëtar i VMRO-së së Karakaçanovit. Ai thotë se maqedonasit janë bullgarë, por ende nuk janë vetëdijësuar, transmeton Gazeta Lajm.
„Ne nuk jemi armiq. E dimë që një pjesë frikoheni, e dimë që një pjesë prej jush janë shërbëtorë të serbëve, por me kohë gjithçka do të vijë në vendin e vet. Maqedonia do të jetë pjesë e Bullgarisë, do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Maqedonia është bullgare, ju e dini këtë. Ju e dini gjuhën në të cilën po flas unë dhe e dini se është gjuha e njëjtë. As gjuha greke nuk është e njëjtë, as gjuha serbe, e dini shumë mirë, kurse e dini se edhe gjuha shqipe nuk është e njëjtë. E dini mirë që shqiptarët po ju marrin erë në qafë. Kështu që vëllezër qetësohuni, mendoni mirë. Ju jeni bullgarë të mirë, por ende nuk jeni të vetëdijësuar. Duhet të kalojë pak kohë. Mos keni dert. Me të mirë dhe me pak dajak. Pak. Por gjithçka do të vijë në vendin e vetë. Mos u frikësoni, mos u shqetësoni, e dini mirë që jeni bullgarë me prejardhje”, thotë Xhambaski.
Data 20.09.2026
Aktuale
- Denoncimi i fortë i Bardhit: Edi Rama është takuar me Ergys Agasin përpara arrestimit të tij
- E rëndë në Dibër/ Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi
- Hashim Thaçi: Një trashëgimi e ndarë mes pavarësisë dhe dënimit për krime lufte
- Emisioni australian i bën jehonë protestave në Shqipëri: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit
- Ekipi mobil “Task Force” ka privuar nga liria 23-vjeçarin hungarez, iu gjet marihuanë
- Panairi i 140-të i Kantonit në Kinën Jugore do të tërheqë mbi 32,000 ekspozues
- Luana s’i ndal provokimet, gati zbulon me shumë se ç’duhet në këtë veshje transparente!
- Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA-ja të përmbushë zotimet



