Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputet, Enver Hoxhaj, ka shprehur mbështetje të plotë për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët po kërkojnë të drejtën për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet e jurisprudencës.
Në një reagim publik, Hoxhaj theksoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor shtetformues dhe se zëri i studentëve duhet të dëgjohet nga institucionet. Ai nënvizoi se kërkesa për përdorimin e gjuhës shqipe nuk është vetëm një çështje akademike, por një e drejtë themelore që duhet të respektohet dhe të zbatohet në praktikë.
Thirrja e plotë e ish-ministrit Hoxhaj:
Në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe të drejtës së tyre për gjuhën shqipe. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor shtetformues dhe zëri i studentëve duhet të dëgjohet, ndërsa e drejta në përdorimin e gjuhës shqipe të jetësohet!


