Jo dy ditë, por disa javë para fillimit zyrtar të fushatës, partitë politike nuk kanë rreshtur së organizuari aktivitete për promovimin e ideve të tyre dhe sulmimin e kundërshtarit. LSDM-ja akuzon VMRO-DPMNE-në për aktivitete joligjore zgjedhore dhe paralajmëron kallzime.
DËSHMI ËSHTË FILLIMI I PARAKOHSHËM I FUSHATËS NGA VMRO-DPMNE-JA, BARTËSIT E TË CILËS, KANDIDATËT ËPR DEPUTETË, GJATË FUNDJAVËS, PUBLIKISHT SHËPRNDANË, MATRIAL PARTIAK PROPAGANDIST ZGJEDHOR GJË QË ËSHTË NË KUNDËRSHTIM ME LIGJET DHE PËR TË CILËN DO TË DORËZOJMË KALLZIME PËRKATËSE NËPËRMJET INSTITUCIONEVE”-POHOI ZORAN ZAEV, KRYETAR I LSDM-SË.
Vetë partia e Zaevit, filloi aktivitetet zgjedhore të drejtuara bartësit e listave për deputetë që në fund të muajit maj, akoma pa u caktuar zgjedhjet. Aktivitete në terren, pothuajse në secilin qytet secilën ditë ka edhe VMRO-DPMNE-ja. Partia e Hristijan Mickoskit akuzon LSDM-në për fushatë pa program por me kërcënime duke pretenduar për sulme dhe kërcënime të vazhdueshme ndaj funksionarëve të tyre Igor Durllovski, Rashela Mizrahi, Aleksandër Nikollovski.
NË KËTO ZGJEDHJE, NGA LSDM-JA, OPINIONI NUK DO TË SHOHË PROGRAM POR BOMBA. NË KËTO ZGJEDHJE, BETEJA E ZAEVIT DO TË JETË ME FRIKË DHE GËNJESHTRA. EKZEKUTORËT NUK I DIMË, POR FRYMËZUESIT PO. PAS MEJE ËSHTË FRYMËZIMI PËR SULMIN BOMBARDUES MBI OBJEKTIN FAMILJAR TË VLLADO MISAJLLOVSKIT”-THEKSOI NAUM STOILLKOVSKI, VMRO-DPMNE.
Aktivitetetet shumë kohë para fushatës i kanë filluar edhe partitë shqiptare. BDI-ja e cila pothuajse kurrë nuk organizon konferenca për media, tani del para tyre secilën ditë. ASH-ja dhe Alternativa po ashtu kanë pasur disa aktivitete të parakohshme. Shteti akoma nuk ka krijuar mekanizma për të kontrolluar aktivitetet partiake jashtë afatit zyrtar të fushatës.



