30 August
Prioritet i Qeverisë së re është forcimi i besimit dhe ngritja e aleancave me shtetet fqinje, përfshirë edhe Greqinë e cila është me rëndësi ta shohë dhe ta mbështesë realitetin e ri në Maqedoni. Kështu theksoi ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov një ditë para takimit me homologun e tij grek, Nikos Kocijas. Me rëndësi siç tha Dimitrov është të shohim se çfarë është e rëndësishme për Greqinë, por edhe të sqarojmë se çfarë është me rëndësi për vendin tonë në raporteve mes dy shteteve. Shefi i diplomacisë përsëriti qëndrim se Maqedonia është e gatshme të pranoj anëtarësimin në NATO me emrin referencën IRJM
Shumë qartë e kishte thënë kryeministrit Zaev në vizitën e parë në Bruksel se Republika e Maqedonisë në përputhje me marrëveshjen e përkohshme është e gatshme të pranojë ftesë që me referencën e përkohshme që përdoret nga Kombet e Bashkuara të hyjë në Aleancë. Kjo është edhe në pajtim edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë. Jemi të bindur se kjo do të krijojë mirëkuptim më të madh edhe në opinionin tonë – tha Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm.
Ambasadori i SHBA-ve, Xhes Bejli tha se pa zgjidhje të përbashkët midis Maqedonisë dhe Greqisë nuk ka NATO, andaj inkurajoi vendet ta shfrytëzojë këtë moment historik për ta zgjidhur kontestin rreth emrit.
NATO vazhdimisht ka përsëritur se do t’i bëjë ftesë për anëtarësim Maqedonisë, sapo Maqedonia dhe Greqia të gjejnë zgjidhje të përbashkët për çështjen e emrit. Askush të mos ketë iluzion se kjo mund të zgjidhet brenda natës. Por siç na rikujtoi zv/Presidenti, Pens në Podgoricë, tani është moment historik për progres në rajon. Ju inkurajojmë të merrni më shumë nga ky moment. SHBA-ja ashtu si shumë miq është gati të ju ndihmojë ju dhe grekët. Ky do të jetë suksesi juaj i përbashkët dhe stabilitet në rajon – u shpreh Xhes Bejli, Ambasador i SHBA-ve.
Ambasadori i sapoemëruar i Gjermanisë, Tomas Robert Gerberih shprehu mbështetjen e plotë të Gjermanisë në realizimin e reformave të nevojshme për anëtarësim të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.
Procesi i anëtarësimit dhe anëtarësi e plotë në NATO dhe Bashkimin Evropian janë mënyrat më të mira që mund të imagjinojmë për ta stabilizuar Maqedoninë dhe rajonin në afat të gjatë. Gjermania mund të ju sigurojë se ju mbështesim në këtë rrugë – tha Tomas Robert Gerberih, Ambasador i Gjermanisë.
Ambasadorët Bejli dhe Gerberih inkurajuan Maqedoninë t’i forcojë marrëdhëniet me fqinjët, ta modernizojë ushtrinë dhe para së gjithash t’i bëjë reformat e nevojshme demokratike.
Anesa Salihi

