Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka liruar nga burgu Gentian Bako, punonjës i INUV Elbasan, i cili akuzohej për një rast korrupsioni.
Ka qenë gjyqtarja Elsa Ulliri që ka pranuar kërkesën e Bakos, në mënyrë te pjesshme lirimin e tij nga qelia.
Seanca gjyqësore është zhvilluar një ditë më parë, teksa ndaj tij u caktua masa e sigurisë detyrim paraqitje çdo të mërkurë në orën 14:00.
Çështja fillimisht është hapur nga prokuroria e Elbasanit ku u proceduan me masën e sigurisë “arrest në burg” kryeinspektori i INUV, Andri Mehja dhe inspektorit Bardhyl Qehja.
Bako ka dalë nga hetimi i SPAK, se ka bashkëpunuar me dy personat e tjerë të mësipërm për marrjen ryshfetit nga një qytetar, me synim mos i prishnin një tendë



