Kuvendi ua mori mandatet e deputetit, kryetarëve të ri të zgjedhur në zgjedhjet lokale dhe verifikoi mandatet e deputetëve të rinj që vijnë nga partitë në garën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit. Tani nga radhët e LSDM-së Petre Shilegov do të zëvendësohet nga Tatjana Llallçevska, Stefan Bogoev nga Aneta Simeska Dinoska, Maksim Dimitrievski nga Lidija Tasevska, Kosta Janevski nga Kostadin Kostadinovski dhe Sasho Pockov nga Riste Tashev.
Kuvendi po ashtu ndërpreu mandatin edhe të deputetit të Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, i cili dha dorëheqje gjatë garës për kryetar komune në Çair, ndërsa do të zëvendësohet nga Rexhep Memedi.
Para ndërprerjes së aktiviteteve të Kuvendit për shkak të fushatës parazgjedhore, për zgjedhjet lokale, Kuvndi konstatoi edhe dorëheqjen e deputetit nga radhët e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili u zëvendësua nga Nexhmedin Karimani, por edhe dorëheqjen e deputetit të PDSH-së Bardhyl Dauti, i cili zëvendësohet nga Merale Uzeiri Ferati. /SHENJA/

