Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali uroi sot vitin e ri shkollor nga Qendra Burimore për Fëmijët me aftësi ndryshe, ndërsa dha edhe një deklaratë për mediat, duke theksuar se duhet të ketë trajtim të barabartë për këta fëmijë që janë në vështirësi shëndetësore.
“Për fëmijët e qendrës burimore që kanë vështirësi shëndetësore ne të bëjmë të mundur që ata të marrin trajtim të barabartë dhe me dinjitetit për shkollimin dhe jetën e tyre”, tha Spiropali.
Ndërsa e pyetur nga gazetarët si ndihej që mori drejtimin politik të Tiranës, Spiropali tha se është njësoj, përveç faktit që i rritet përgjegjësia.
“Shqipëria është njësoj nga Tirana në Tropojë dhe nga Tropojë në Konispol, për ne qe merremi me politik nuk ka ndonjë ndryshim, përveçse shtohet ndonjë e përgjegjësisë”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.