Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për 3 oficerët e policisë të cilët ishin në shoqërinë e Klaudio Prendit, djalit të ish-gjyqtarit Fran Prendit, i cili u ekzekutua pak pas mesnatës së datës 19 nëntor.
Burime bëjnë me dije se AMP do të intervistojë oficerët e policisë dhe më pas do të konkludojë.
Raportohet se Klajdi Prendi ka qenë nën vëzhgimin e autorëve. Sipas gazetarit Igli Çelmeta, dyshohet të kenë qenë 3 persona të përfshirë në ngjarje, ku njëri ka shërbyer si shofer ndërsa dy të tjerët si ekzekutorët. Viktima u ekzekutua me 5 plumba teksa ka qenë duke hyrë në automjetin e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:36 të datës 19 nëntor, në rrugën “Xhanfize Keko”, ndërsa në orën 01:05, një makinë tip “Audi” është gjetur në afërsi të Liqenit të Farkës, e dyshuar kjo e fundit e autorëve.
I riu është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, por ndërroi jetë aty për shkak të plagëve të marra.
Sakaq, Prokuroria vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj si dhe identifikimin e kapjen e autorëve të dyshuar.