Në Gjykatën Penale sotu mbajt seancë gjyqësore për rastin e PSP-së “Trust”, në të cilin i akuzuari i parë është biznesmeni Sead Koçan, përcjell Almakos.
Gjykata sot morri në pyetje edhe dy ekspertë të propozuar prej Prokurorisë Publike Themelore.
Eksperti i Prokurorisë Speciale Publike gjatë seancës së sotshme për rastin “Trust” tha se kompania “Transmet” nuk i lejoi të inspektojë mekanizmin. PSP ka ngritur akuza për tre kompani, ndër të cilat është “Transmet” me dokumentacion të rrejshëm , për të marrë një tender nga ELEM me vlerë 17 milionë euro.
Siç tha eksperti në deklaratën e tij para gjykatës, me kërkesë të PSP’së, ai duhet të kishte inspektuar mekanizimin për gërmimin e qymyrit, për të cilin ai paraqiti një kërkesë me shkrim në “Transmet”. Megjithatë, atij nuk iu lejua të hyjë në kompani.
Për lëndën “Trust” në të cilën i dyshuar i parë është biznesmeni Sead Koçan, ndërkaq të akuzuar janë edhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, mes të cilëve edhe udhëheqësit e ndërmarrjeve “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJ nga Studeniçani për pjesëmarrje në tender të ELEM-it, u morën në pyetje dëshmitarët.
Më herët Gjykata e Apelit materialet e përgjuara i pranoi si dëshmi në këtë rast./Almakos

