Eksperti i çështjeve sociale në Partinë Demokratike, Kastriot Sulka, i cili ka punuar së bashku me kryetarin e PD, Lulzim Basha, dhe ekipi e tij, për hartimin e programit për Mirqenien Sociale, #ShqipëriaFiton, jep disa sqarime me rëndësi.
Në pak sekonda, eksperti Sulka tregon se si do të rriten pensionet për 650 mijë pensionistë shqiptarë me angazhimin e Bashës si kryeministër pas 25 prillit.
“Ne angazhohemi që do të risim pensionet për 650 mijë pensionist, me dyfishin e normës së inflacionit, por jo më pak se 5% ne vit. Pensionet e ulëta u mohojnë pensionistëve shqiptarë mundësinë për një jetë dinjitoze. Ne do të ulim kontributet e sigurimeve shoqërore nga 24.5% që janë aktualisht në 18%. Duke zvogëluar në këtë formë edhe informalitetin në Shqipëri. Kjo do të bëjë të mundur që të zhvillojë biznesin, po në të njëjtën kohë do të rritet edhe numri i kontribuuesve të sigurimeve shoqërore çka do të thotë rritje të fondit të pensioneve. Në 25 prill Shqipëria fiton”, thekson eksperti i PD.



