Gazetar: Igor Stefanovski
– Advertisements –
Lirimi i Pavlinka Iloskës ishte i pritshëm. Ky është vlerësimi i Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”, i cili e ka monitoruar gjykimin, e që i referohet gruas së akuzuar nga Velesi, e cila po gjykohej për vrasje, shkruan Alsat.
“Mendoj se Prokuroria është dashur të konkludojë sipas detyrës zyrtare se bëhet fjalë për vetëmbrojtje të patjetërsueshme dhe ta ndërpresë procedurën, megjithatë vendimi për t’iu drejtuar gjykatës dhe gjykata ta konstatojë të njëjtën është mjaft i kuptueshëm”
Prokuroria e Velesit dje ka pranuar kallëzim për kërcënimet me jetë që Iloska i ka marrë pas vrasjes së bashkëshortit të pa kurorë. Ajo pretendon se kërcënimet ia ka dërguar një polic i cili ishte koleg i të ndjerit Aleksandar Ristevski.
“Prokuroria Themelore Publike në Veles është duke ndërmarrë veprime për verifikimin e pretendimeve të bëra në procedurë gjyqësore për gjoja kërcënime”, thonw nga PTHP Veles.
Sipas Koalicionit për Gjykim të Drejtë, shteti duhet të sigurojë mbrojtje për Iloskën.
“Ky është rast i mirë ku mund të bëjmë kthesë në praktikë dhe të ndalojmë injorimin e kërcënimeve apo kërcënimeve të tilla si pasojë e ushtrimit të dhunës në familje dhe shteti duhet të reagojë në kohën e duhur për të parandaluar rastet e ardhshme kur një person “do të duhet të merr jetën e dikujt në vetëmbrojtje”, theksoi Darko Avramovski, Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”.
Gjykata e Velesit ka e shpallur të pafajshme dje 23-vjeçaren Pavlinka Iloska, e cila shtatorin e kaluar vrau burrin e saj pa kurorë. Sipas aktgjykimit të shkallës së parë, ajo e ka kryer vrasjen në moment vetëmbrojtjeje pasi gjatë dhunës familjare ia ka rrezikuar jetën./ Alsat.mk



