Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev veçmë ka siguruar 61 deputetë për të marrë mandatin për formim të qeverisë së re, njoftojnë burime të sigurta partiake për Gazetën Lajm. Sipas tyre, në kontaktet paraprake telefonike që ka realizuar me partitë shqiptare, Zaev ka marrë garanci se do të ketë 61 nënshkrime deputetësh për të marrë mandatin, mirëpo kjo nuk është garanci se do të mund të formojë edhe qeverinë e re. “Mbetet që deputetët vetëm formalisht të nënshkruajnë mbështetjen e tyre për Zaevin si mandatar. Mirëpo para se të zgjedhet kryeministër, ai do të kalojë një proces të vështirë të negociatave me partitë shqiptare ku do të përballet me kërkesat e tyre”, thonë burime të Gazetës Lajm, që dëshirojnë të mbeten anonime.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Protestat e PDK-së: Çlirim Haziri reagon ndaj ligjit të Speciales
- Vuçiqi pranon humbjen: Studentët triumfojnë në zgjedhje
- Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin
- Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj


