Fushata me sallata dhe marule, që në vitin 2014 e përdorte kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, është përdorë shumë më herët në Serbi, gjatë fushatës së politikanit dhe biznesmenit serb, Bogolub Karic, i njohur si biznesmen i afërt me Sllobodan Millosheviqin.
Në youtube janë publikuar video të Kariqit, i cili këtë fushatë e ka përdorë shumë para Ahmetit.
Më poshtë ju sjellim videon e paraqitjes së Bogolub Kariqit në një tubim duke bë fushatë me sallata dhe marule, kurse pastaj edhe videon e nga fjalimi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në fshatrat e Studeniçanit, ku i fton që të mbjellin sallata. Ky fjalim i Ahmetit u cilësua si ofendues dhe ende nuk është harruar nga banorët e këtyre fshatrave.