Kompania EDS – Energy Delivery Solutions ka prezantuar drejtorin e ri ekzekutiv, Aleksandar Sardzovski, dhe ka njoftuar për paketa të reja inovative për furnizimin me energji elektrike, të destinuara kryesisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Drejtori i ri theksoi se fokusi i kompanisë është i qartë – të krijohen zgjidhje që janë fleksibile dhe ekonomikisht të përballueshme për sektorin e biznesit.
“Fokusi ynë është i qartë: inovacion, stabilitet dhe një orientim i përforcuar drejt klientëve. Dua të theksoj se EDS vazhdon të ndërtojë dhe forcojë pozicionin e saj si një partner i besueshëm dhe afatgjatë për përdoruesit biznesorë në tregun e lirë. EDS është një kompani që ka në qendër përdoruesit. Ne punojmë në zgjidhje që përshtaten me nevojat reale të kompanive. Bisedojmë, dëgjojmë dhe përgjigjemi me oferta që ofrojnë zgjedhje, stabilitet dhe mbështetje për rritjen e tyre,” tha Sardzovski.
Duke prezantuar modelet e reja tarifore, kompania njoftoi se opsioni i parë – paketa “Pa obligime” është ideale për kompanitë që kërkojnë më shumë fleksibilitet.
“Bëhet fjalë për një model ku përdoruesi paguan një çmim të vetëm prej 12.99 denarë për kilovat-orë, me mundësinë që çdo muaj të vendosë nëse do të vazhdojë me ne, pa ndonjë afat të detyrueshëm kontraktual. Kushti i vetëm është të na njoftojë 15 ditë paraprakisht nëse dëshiron të ndërpresë bashkëpunimin. Oferta e dytë është e destinuar për ato kompani që kërkojnë siguri afatgjatë. Nëse vendosni për një kontratë 12-mujore, merrni një çmim dukshëm më të ulët – 10.49 denarë për kilovat-orë. Për më tepër, për gjashtë muajt e parë të bashkëpunimit, përdoruesi do të marrë një zbritje totale deri në 3,000 denarë, që është një kursim i rëndësishëm,” shpjegoi Jane Naumoski, drejtor i sektorit të shitjes me pakicë.

EDS, e cila është pjesë e kompanisë më të madhe energjetike në Evropën Juglindore, PPC Group, njoftoi se këto paketa janë vetëm fillimi i fazës së re zhvillimore të kompanisë, e cila do të fokusohet në digjitalizim dhe përmirësimin e shërbimeve për klientët.
“Në fazën e re zhvillimore, EDS do të vazhdojë të krijojë produkte që përshtaten me nevojat reale të kompanive – fleksibile, efikase dhe ekonomikisht të përballueshme. Ne po investojmë në digjitalizim, zhvillimin e mjeteve të reja për përdoruesit dhe edukimin për efikasitetin energjetik, me një orientim të qartë drejt tranzicionit të gjelbër. Të mbështetur nga përvoja rajonale e PPC Group, jemi të përgatitur për rritje, inovacion teknologjik dhe partneritete strategjike që do të ofrojnë edhe më shumë vlerë për klientët tanë,” tha Zlatko Çerepnalkoski, drejtor për zhvillim biznesi dhe strategji.
EDS mbetet një kompani e përkushtuar në krijimin e vlerës – për kompanitë, për komunitetin dhe për të gjithë sektorin energjetik në vend.