NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë
01.08.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Për marrjen në pyetje të
personit të arrestuar dhe verifikimit të kushteve dhe nevojave të sigurimit ndaj të hetuarës
Pajtime Fetah, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve,
prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni
319/ç i Kodit Penal”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, bazuar
në nenet 112, 228, 229, 230, 237 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr.97, datë
02.08.2024, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit
të Organizuar, Tiranë.
2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”
parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të hetuarës Pajtime Fetah, caktuar
me vendimin nr.86 datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 5 (pesë) ditëve, nga e nesërmja e
marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.
Tiranë, më datë 02.08.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar



