Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një 26-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi i njëjti dyshohej për vepra penale në lidhje me prona, ndërkaq i njëjti, sipas njoftimit të policisë, kishte tentuar ta godas një polic gjatë arrestimit.
“Më 29.12.2024 në ora 10:00 në Shkup, në zonën e Karposhit, zyrtarë policorë nga SPB-Shkup kanë privuar nga liria S.A.(26) nga Shkupi. Ai ishte në kërkim për shkak të dyshimit se ka kryer disa vepra penale në fushën e krimeve pronësore dhe gjatë arrestimit ka sulmuar fizikisht një punonjës policie dhe ka tentuar ta sulmojë me gjësend të mprehtë, por është ndaluar nga punonjës të tjerë të policisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.