Dy persona të lënduar rëndë në zjarrin në Koçan kanë arritur në Kroaci dhe janë në mjekim në Klinikën për traumatologji në spitalin “Motrat e bamirësisë” në Zagreb, kumtoi sot Qeveria kroate.
Pritet sot dhe nesër një helikopter i armatës kroate të ndërmarrë edhe katër persona të lënduar, të cilët do të përkujdesen në spitalet kroate.
Duke iu referuar të dhënave nga spitali i Zagrebit, mediumet kroate njoftojnë se pacientët kanë djegie dhe lëndime gjatë thithjes së ajrit në kanalet respiratore dhe u janë siguruar respiratorë për ventilacion mekanik.
Për vendin e mjekimit është zgjedhur Klinika për traumatologji, pasi ka Repart për djegie, një Repart të posaçëm për djegie me sallë të posaçme për operacion dhe Repart për kujdes intensiv.