Dy automjete, të parkuara në një rrugë të Gostivarit janë djegur, ndërsa me intervenimin e zjarrfikësve janë penguar një numër i madh i dëmeve. Sipas SPB Tetovë, mbrëmë rreth orës 22:35 minuta, është paraqitur djegie e dy automjeteve, të cilat
ishin parkuar në rrugën “Pitarnica” në Gostivar.
“Nga arsyet deri më tani të pakonfirmuara, në pjesën e përparme të motorit është djegur automjeti ‘Citroen’ me targa të Gostivarit, pronësi e Z.R. (70) nga Gostivari, pas çka zjarri është zgjeruar dhe e ka përfshirë pjesën e pasme të automjetit në afërsi ‘Opel frontera’, pronësi e B.D. (42)”, thotë Marjan Josifovski zëdhënës i SPB Tetovë.
Me intervenim të zjarrfikësve nga Gostivari, zjarri është lokalizuar, ndërsa ekipi i Stacionit policor Gostivar ka kryer inspektim të plotë. Punohet në konfirmimin e arsyeve për shpërthimin e zjarrit dhe të dëmit të përgjithshëm material.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Ministri i Jashtëm iranian thotë se Teherani është në bisedime me ndërmjetësit për planin shtatëditor me SHBA-në
- Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mbi 5 mld euro cash jashtë bankave, rekord historik në Shqipëri. Informaliteti dhe dyshimet për pastrim parash
- Drenusha Latifi kritikon ashpër Edona Llalloshin për heshtjen ndaj vrasjes së Arlindës
- Rënia e socialistëve në Serbi: Një histori e humbjes dhe transformimit
- Brnabiç pretendon se po përgatitet arrestimi i Vuçiqit
- Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
- Irena Beqiraj: Cili është pragu optimal për regjistrimin në TVSH?
- Kongresmenët amerikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizime vizash për zyrtarë shqiptarë


