Inflacioni në mars 2025 krahasuar me muajin shkurt shënoi një rënie prej -1.3%, të dhëna këto të Entit Shtetëror të Statistikave, njoftoi në rrjetin social Facebook ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi.
“Masat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës po japin rezultat. Çmimet e produkteve ushqimore bazë janë në stabilizim dhe në rënie. Në nivel vjetor në mars 2025 krahasuar me mars 2024, inflacioni i matur përmes kostos së jetesës është 2.7%. Në vazhdimësi po punohet në masa për përmirësimin e standardit të qytetarëve dhe stabilizimin e çmimeve”, ka shkruar ministri Durmishi.
Qeveria, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, mori vendim për kufizimin e marzhit bruto të fitimit të 102 grupeve të produkteve ushqimore bazë, si dhe vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të 8 grupeve të produkteve ushqimore bazë. Këto dy vendime kanë hyrë në fuqi më 20 shkurt dhe do të vlejnë deri më 30 prill 2025.
Vendimi për të kufizuar marzhin bruto të fitimit në tregtinë me shumicë dhe pakicë në 102 grupe produktesh ose mbi 1000 produkte ushqimore dhe joushqimore përfshin:
5% marzh fitimi bruto në bazën 8 produkte ushqimore qumësht, bukë, miell (lloji 400 dhe tip 500, vezë, vaj gatimi, kos dhe kos)
10% marzh fitimi bruto për produktet ushqimore, i cili përfshin një grup prej 55 produkteve ushqimore (mish dhe produkte mishi, sheqer, produkte qumështi, margarinë, gjalpë, perime dhe fruta të konservuara, fasule, oriz, makarona)
15% marzh fitimi bruto për 39 produkte ushqimore dhe produkte higjienike (fruta dhe perime të freskëta, detergjentë, ushqim për fëmijë, pelena, sapun, letër higjienike dhe të tjera.
Po ashtu u ngrinë çmimet e 8 grupeve të produkteve ushqimore bazë : qumështi, buka, mielli (lloji 400 dhe tipi 500), vezët, vaji i gatimit, kosi etj.
Qëllimi i këtyre masave është mbrojtja e standardit të qytetarëve, ulja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe stabilizimi i inflacionit.
Data 01.04.2026
Aktuale
- “Grupe të lidhura me Iranin mund të sulmojnë objektiva në Shqipëri!”- Alarmi i ambasadës së SHBA, reagon qeveria: Hamendësim! S’kemi informacione shqetësuese
- Ministri polak i përgjigjet Trumpit: Nuk ka fuqi të SHBA-së pa NATO-n!
- Familjarët i përdorën pronën pa dijeninë, qytetari ankohet në “TakFak”: Prej 30 vitesh jetoj në Itali, shteti burokratik më zvarrit informacionin!
- Si e përballuan lojtarët e Kosovës humbjen e mbrëmshme?
- Qytetarët e Tetovës që kanë punuar jashtë vendit, protestuan kundër vendimit të DAP-it për tatimin personal
- Qeveria ndan 203 milionë lekë nga buxheti i vitit 2026 për të mbështetur financiarisht komunitetet fetare! Ja sa ka përfituar secili
- VLEN: BDI, më 1 prill, vetëm e konfirmoi avazin e vjetër të manipulimeve
- Ambasada amerikane paralajmëron për sulme: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë opozitën iraniane në Shqipëri! Synim mund të jenë dhe vende turistike, qendra tregtare apo lokale


