Ministri i Ekonomisë dhe Punës, pjesë e VLEN, Besar Durmishi, në mesazhin e tij për 1 Majin thotë qartë se nuk kanë ardhur për të përsëritur premtime të konsumuara që dëgjohen çdo zgjedhje.
“Kemi ardhur për të kthyer dinjitetin e humbur të punëtorëve, në vendin e punës, në djersën e tyre të ndershme dhe në jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm. Unë jam i vetëdijshëm për kërkesat e drejta të sindikatave dhe e di mirë barrën e rëndë që e mbajnë mbi supe ata që çdo ditë e ndërtojnë këtë vend”, shkroi Durmishi në rrjetet sociale
Ai theksoi se nuk ka zgjidhje të qëndrueshme pa dialog të sinqertë, pa reforma të guximshme dhe pa braktisur njëherë e përgjithmonë premtimet boshe që e kanë lodhur popullin ndër vite.
“Si ministër, angazhohem fuqishëm që paga minimale dhe kushtet e punës të mos varen më nga fushatat zgjedhore, por nga një model ekonomik që siguron dinjitet, stabilitet dhe mirëqenie për çdo punëtor. Puna duhet nderuar me vepra konkrete, jo me fjalë boshe. Kjo është rruga jonë”, përfundoi ai.
Mesazhi i ministrit Durmishi vjen në kohën kur punëtorët kërkojnë paga më të mira dhe kushte më të denja pune, duke shpresuar se kjo Qeveri do të sjellë ndryshimin e shumëpritur.
Data 23.09.2026
Aktuale
- Machado dështon tri herë të kthehet në Venezuelë, ndërsa Rodriguez takohet me Trump-in në Nju Jork
- Ftohje e menjëhershme në Maqedoninë e Veriut: pritet ngrica e parë në male dhe vendet e larta
- Shtypi i ditës! Faqet e para të gazetave
- E ka marrë shumë malli për prindërit, vajza e martuar e Remzie Osmanit bën gjestin emocionues për nanën dhe babën
- Arabia Saudite kremton Ditën Kombëtare në Tiranë, Presidenti Begaj i ftuar nderi
- BOTA NË FOKUS | Hapen shkollat në Gaza- por, a ka nxënës?
- “Rama e krijoi më herët alibinë për arrestimin e Vlora Hysenit”, Bushati: Është në ngërç, mund të ketë dosje…
- Rreziqet e inteligjencës artificiale: Si të mbrohemi nga sfidat e së ardhmes



