Partitë politike, sot deri në orën 10:00, kanë dorëzar 16 padi në Gjykatën Administrative. Paditë kanë të bëjnë me ankesat e partive politike për raundin e dytë të zgjedhjeve, të cilat u hodhën poshtë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Gjykata Administrative ka lëshuar një kumtesë ku theksohet se 11 padi janë dorëzuar nga Aleanca për Shqiptarët, katër nga Lëvizja Besa dhe një nga Lëvizja Popullore e Maqedonisë.
Gjykata Administrative obligohet të sjellë vendim në afat prej 48 orësh pas pranimit të tyre. /SHENJA/

