Me rastin e Ditës evropiane të gjuhëve, Delegacioni i Bashkimit
Evropian dhe Shoqata e përkthyesve dhe interpretuesve sot do t’i shpallin fituesit e çmimit për
përkthyes më të mirë Vavilon, i cili ndahet për herë të katërt.
“Qëllimet e çmimit për përkthyes më të mirë të ri, i inicuar nga Delegacioni Bashkimit Evropian në
vitin 2013, janë promovimi i përkthyesve të rinj, si dhe nxitja e cilësisë në përkthimin e veprave
letrare. Konkursi është hapur për përkthyes të rinj deri 26 vjeçarë, ndërsa veprat duhet të jenë
përkthime të veprave letrare nga cilado nga 24 gjuhët zyrtare të Bashkimit Eropian në cilëndo nga
gjuhët që fliten në vend”, kumtoi Delegacioni i BE-së në Shkup.
Çmimet do t’i dotëzojnë Samuel Zhbogar, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Ognena
Nikuljski, kryetare e Shoqatës së përkthyesve dhe interpretuesve (SHPRM)
Në ngjarjen, e cila do të mbahet pasdite në qendrën tregtare Ramstor, do të publikohet edhe
edicioni i pestë të Çmimit për përkthyes më të mirë të ri Vavilon dhe do të kumtohen hollësira për
kriteret për Çmimin 2018.
Solemniteti vjetor për ndarjen e çmimeve është pjesë nga ngjarja e organizuar së bashku me
EUNIK Shkup, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në punëtori gjuhësore, si dhe
t’i vizitojnë stendat me libra të eksponuara të përkthyera nga gjuhë të ndryshme evropiane dhe libra
të përkthyera në gjuhë lokale në kuadër të programit “Evropa kreative”. b

