Njësia për hetime pranë Drejtorisë doganore dje në Prokurorinë themelore publike në Kumanovë ka ngritur padi penale kundër një kompanie nga Kriva Pallanka, për shkak të dyshimit të bazuar se është kryer vepra penale “Evitim i pagesës së akcizës”, e dënueshme sipas nenit 279-b nga Kodi penal.
“Bëhet fjalë për duhan të papërpunuar që është importuar në sasi prej 56.799 kilogramëve, e që më pas është lëshuar në qarkullim në rajonin akcizor në mënyrë joligjore, pa u paguar akciza në vlerë prej 102.238.200 denarëve, ose 1,66 milionë eurove“, thonë nga Prokuroria, transmeton gazeta Lajm.
Bëhet fjalë për pesë importe të duhanit të papërpunuar (në fleta) të tipit “Virxhinia” e realizuar nga një person juridik nga Kriva Pallanka, kurse duhani i importuar në vend se të përpunohet është lëshuar në qarkullim në mënyrë joligjore pa pagesën e akcizës.
Data 12.09.2026
Aktuale
- “Memaliaj nuk preket!”/ Kundër bashkimit me Tepelenën, banorët dalin në protestë dhe bllokojnë aksin kryesor
- Velkovski akuzon Klekovskin: “Ku janë ilaçet dhe ku është kujdesi?”
- Modi kërkon pjesëmarrje të barabartë në përcaktimin e rregullave globale dhe reformimin e KS-OKB-së
- “Shqipëria e shqiptarëve!”/ Sot protesta kombëtare në Tiranë, qindra shqiptarë nga diaspora mbërrijnë në Morinë
- Ilda Zhulali: Rikthimi; Një shpresë e re për Shqipërinë
- Andonovski: Patent-shoferi dhe letërnjoftimi në telefon, aplikacioni “m-shërbime” gati për testim
- Xi: BRICS është platforma më me ndikim në botë për bashkëpunimin e tregjeve në zhvillim
- “Liria Ka Emër” falënderon rreth 100 mijë qytetarë për Marshin për Liri: Më 16 shtator presim lirinë për çlirimtarët



