Igor Stefanovski
– Advertisements –
Institucionet do të kufizohen në dhe nuk do mund të marrin mallra dhe shërbime për çmime më të larta se ajo që do jetë në regjistrin e paralajmëruar nga zv.kryeministri Lupço Nikollovski.
“Së bashku modulet, modelet e specifikimeve teknike dhe Regjistri i Çmimeve do të jenë një kufizim serioz i mundësive të institucioneve për korrupsion gjatë prokurimeve publike, do të vendosin një kontroll serioz, publicitet, transparencë dhe institucionet do të duhet të përdorin këto çmime që do ti ketë në vetë sistemin që do të përditësohen vazhdimisht”- Ljupço Nikolovski, zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit
Është planifikuar edhe aplikimi i projektit “blerësi misterioz”. Këta persona do të kenë rolin që në mënyrë anonime ta kontrollojnë cilësinë e punës së të gjitha institucioneve, përmes një sërë kërkesash që u drejtohen atyre. “Blerësi misterioz” do ta vlerësojë performancën e shërbimit të ofruar.
Në këtë Plan ka vend edhe për gjyqësorin. Me miratimin e Ligjit për Prejardhje të Pronës, vitin e ardhshëm duhet të funksionojnë qendrat hetimore në Prokurorinë publike, për çka janë ndarë mjete për punësime të reja në buxhet për vitin tjetër.
Nikollovski, për vitin e ardhshëm paralajmëron edhe digjitalizim të plotë të institucioneve. Për këtë parashikohet të ndryshohen më shumë se 250 zgjidhje ligjore dhe kjo sipas Nikollovskit do të mundësojë eliminim të korrupsionit. Për digjitalizimin e institucioneve vitin e ardhshëm do të shpenzohen 20 milionë euro.



