Ky është vetëm një nga qindra oxhaqet që po nxjerr tym në hapësirën e Shkupit. Disa djegin drunj, por ka edhe prej tyre që djegin goma ose plastikë. E njëri prej tyre thotë se këtë e bën për shkak skamjes, sepse siç thotë disi duhet të ngrohet.
Sipas platformës “IQAir”, Shkupi vazhdon të jetë në top-10 qytetet me ajër më të ndotur në botë, me indeks të ndotjes prej 164, ndërsa në mëngjes ishte në krye të listës në Europë.
Pak më vonë nga Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, dolën me një komunikatë përmes së cilës u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve kompetente, komunave dhe Qytetit të Shkupit që me intensitet t’i përmbushin obligimet e tyre sipas “Planit të Veprimit për sezonin e ngrohjes 2024-2025”.
Por jo vetëm amvisëritë, ndotja shpesh herë shkaktohet edhe nga objektet industriale. Nga Ministria e Ekologjisë thonë se në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, zbatojnë kontrolle të shtuara dhe të jashtëzakonshme në objektet industriale me leje mjedisore A të integruara.