Këtë vit delegacioni i Bashkimit Evropian dhe rrjeti i Europe House do të shënojnë “Ditën e Evropës: me organizimin e garës humanitare për të prekurit nga tragjedia e Koçanit.
Më 25 maj do të vrapojmë një të njëjtën kohë në 7 qytete – Shkup, Strumicë, Kriva Pallankë, Manastir, Veles, Strugë dhe Tetovë, me një qëllim të vetëm: t’ia zgjasim dorën Koçanit.
“TË GJITHË PËR KOÇANIN – VRAPOJMË SË BASHKU!” është iniciativa humanitare në të cilën mund të marrë pjesë çdokush, pavarësisht moshën apo përgatitjes fizike. Garat janë të destinuara për të gjithë: vrapues rekreativë, atletë, amatorë, të rinj dhe të moshuar, sepse nuk bëhet fjalë për kilometra, por për solidaritet.
Paraqitja është e hapur dhe mund të bëhet përmes platformës https://sitezakocani.mk, ku çdokush që është i interesuar mund të zgjedhë një qytet dhe të bëhet pjesë e garës më të rëndësishme këtë vit. Të gjitha mjetet e mbledhura nga pagesat e regjistrimit do të dhurohen përmes Kryqit të Kuq, i cili do t’i drejtojë ato për komunitetin në Koçan, duke siguruar që çdo donacion të shkojë aty ku është më i nevojshëm.
Më 25 maj, nuk do të vrapojmë për rezultate, as për shpërblime – do të vrapojmë për solidaritet dhe për vlerat që na definojnë si shoqëri dhe si komunitet.
Të gjithë për Koçanin – të vrapojmë së bashku! Bashkohuni me ne!