Alsat 2019-05-27T14:28:45+02:00
“Diskriminimi gjinor në fushën e arsimit ekziston në masë të madhe”, kështu flasin rezultatet e dala nga anketa e realizuar nga “Klubi feminist” i Universitetit të Evropës Juglindore.
Anketa përfshin 300 student të cilët janë përgjigjur rreth pyetjes nëse ekziston diskriminimi gjinor në arsim apo jo. 80 për qind e të anketuarve janë përgjigjur me PO, ndërsa rreth 37 për qind prej të anketuarve kanë deklaruar se janë përballur direkt me diskriminimin gjinor në fushën e arsimit, përfshi edhe diskriminimin nga administrata dhe profesorët.
Sa iu përket këtyre të fundit, më së shpeshti studentët dhe nxënësit ndjehen të diskriminuar tek notimi, ndërsa, bazuar në rezultatet e anketës, ka edhe të atillë që, studentet apo nxënëset i shohin si objekt seksi.
Lidhur me këtë, sot në UEJL është realizuar edhe tryeza e rrumbullakët, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të sferës së arsimit në Komunën e Tetovës, nga ministria e Arsimit dhe profesor të UEJL-së, të cilët, bashkërisht, janë zotuar se do angazhohen në eliminimin e këtij fenomeni.
Loading…



