Alsat 2019-07-30T12:50:56+02:00
Partia opozitare e VMRO-DPMNE-së kërkon që regjistrimii popullsisë të shtyhet për vitit 2021. Siç tha sot deputeti i Ilija Dimovski, deri atëherë do të mund të miratohet Ligji, por edhe të bëhen përgatitjet e nevojshme.
Dimovski gjithashtu tregoi edhe vërejtje që ka partia e tij.
“Kërkojmë përcaktimin e të gjitha shprehjeve dhe nocioneve që përdoruren në Ligj, duhet të definohet se çfarë është popullsia, çfarë është amvisëria, çfarë është vendbanimi. Nëse ka definicione nuk do të ketë interpretime të ndryshme”, tha Dimovski.
“Vërejtjet tona janë pa konotacion politik, por janë realizuar në bashkëpunim me ekspertë. Fatkeqësisht, përsëri kemi përshtypjen se regjistrimi po përdoret për qëllime politike dhe po i nënshtrohet llogaritjeve politike. Por se nuk duhet të jetë kështu”, shtoi Dimovski./Alsat
Loading…



