Shoqata e Gazetarëve dënoi ashpër incidentin në të cilin ishte djegur vetura e gazetares së SDK, Suzana Vrentcovska nga Ohri. Sipas informacioneve tw SHGM0sw dyshohet se ky është një akt i provokuar qëllimisht. “I bëjmë thirrje Ministrisë së Brendshme të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë për të përcaktuar të gjitha detajet dhe motivet e kësaj ngjarje të rëndë”, thuhet nw reagimin e SHGM-sw. Ata theksojnë se ky rast tregon për tendencë shqetësuese të rritjes së rreziqeve me të cilat përballen gazetarët në vend. Ata kujtojnë se edhe në tetor të vitit 2024, u dogj automjeti i njw gazetari nga Shtipi. “U bëjmë thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa urgjente dhe konkrete për zbardhjen e plotë të të dyja rasteve, dhe autorët duhet të identifikohen dhe të sanksionohen siç duhet”, theksoi SHGM.
Ministria e Punwve tw brendshme informoi se mbrëmë rreth orës 21:30 në Ohër është djegur vetura e korrespondentes së SDK.mk Suzana Vrentcovska. Makinës i është vënë zjarri në oborrin e shtëpisë së familjes, në garazhin ku ishte parkuar.
Data 10.09.2026
Aktuale
- Tha se i do djemtë që falen dhe i mbajnë tespihët në dorë, flet për herë të parë vajza që u bë virale – tregon lidhjen e saj me Zotin
- Modeli Kayo ose privatizimi i prokurimit publik!
- Osmani: Kemi komunikuar me VMRO-n, po përgatitemi për zgjedhje të parakohshme në pranverë
- Trump: Lufta me Iranin “do të përfundojë menjëherë” pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA
- Mbyllet tubimi i 102, thirrjet e protestuesve: Nesër më shumë
- E dhimbshme: Pasi çeli të pame për të bijën, baba i Rea Rakës e përloti një shqiptari me fjalët për çikën që i iku në lule të rinisë
- Ortaku besprerë i Ron Yeffetit
- FOTOLAJM/ Skenari i ri i protestës, qytetarët bllokojnë disa rrugë në Tiranë




