30 November
Në Maqedoni shifra e dhunës ndaj grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara është më e lartë se në vendet tjera të rajonit si dhe Bashkimit Evropian, kjo si pasojë e mungesës së organizatave për mbrojtje dhe mbështetje të grave të kësaj kategorie. Mnistrja për punë dhe politikë sociale Milla Carovska theksoi se po punohet në mënyrë serioze për mbrojtjen e viktimave të dhunës.
Ajo që është e rëndësishme për ne si ministri është se jemi në procedurë dhe të gjitha institucionet e qeverisë në proces të ratifikimt të konventës së Stambollit. Së bashku do të ndërtojmë kapacitete edhe në institucione edhe organizatat qytetare, të dalin në mbrojtje dhe nëse i thërrasim të lajmërohen, kur të lajmërohen sistemi duhet tu mundësoj mbrojtje dhe mbështetje këtyre vajzave dhe grave në Maqedoni – deklaroi Milla Carovska, ministrja e punës dhe politikës sociale.
Përfaqësuesja e UNDP-së Luiza Vinton theksoi se gratë po përballen me diskriminim të madh dhe me stereotipe dhe se të njëjtat duhet të respektohen dhe ti gëzojnë të gjitha të drejtat që u takojnë.
Ditëve të sodit përballemi me diskriminim të dyfishtë, gratë janë të diskriminuara jo vetëm për atë se kanë aftësi të kufizuara po edhe vetëm se janë femra. Një nga problemet më mëdha me të cilin përballet kjo kategori janë stereotipet për to, ato trajtohen si fëmijë, sikur dikush që nuk mund të vendos për vete – tha Luiza Vinton, UNDP.
Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në bashkëpunim me Ministrinë e shëndetësisë dhe me pëfaqësues të Kombeve të Bashkuara zhvilloi debat me temë “Gra dhe vajza me aftësi të kufizuara –viktima potenciale të dhunës në bazë gjinore”.
Alsat-M

