Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska sot në profilin e saj në Fejsbuk e ka porositur VMRO-DPMNE-në në vend të shpik afera, t’i përkushtohen hartimit të amendamenteve për Prokurorinë Publike.
“Sa erdhi në rend dite Ligji për Prokurorinë Publike i dukshëm është dëshpërimi dhe frika e VMRO-DPMNE-së, për këtë arsye fejkerët e saj në krye me Antonio Milloshoskin janë më aktiv. Në interes të së vërtetës informoj se në shtator të vitit të kaluar është miratuar Ligji i ri për provimin e jurisprudencës, i cili parashikon zbatimin e provimit me gojë në të drejtën penale (të drejtën penale materiale dhe procedurale), të drejtën civile (të drejtën materiale dhe procedurale) , të drejtën tregtare, të drejtën e punës, rregullimi kushtetues i Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe Konventa Evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, organizimi i sistemit gjyqësor dhe e drejta administrative dhe konflikt ligjeve dhe ndihma juridike ndërkombëtare. Lëndët që është paraparë të kalohen janë në pajtim me programet e vendeve në rajon ku zbatohet provimi i jurisprudencës apo provime të llojit të ngjashëm”, ka shkruar Deskoska në Fejsbuk.
Ajo shton se programi për provimet është përgatitur nga Komisioni i përbërë prej profesorëve dhe gjykatësve të cilët i kanë përgatitur pyetjet e provimit, listën e rregulloreve dhe literaturën juridike.
Sa i përket Komisionit për provimin e jurisprudencës, shton Deskoska, përbëhet prej profesorëve të drejtësisë nga fakultete të akredituara të drejtësisë, gjyqtarët, prokurorë publik dhe avokatë. Thekson që Komisioni tërësisht i plotëson kriteret ligjore dhe është hartuar në përputhje me ligjin.
Në fund i rekomandoj VMRO-DPMNE-së dhe Antonio Milloshoskit, të vend të merren me shpikjen e aferave atje ku nuk ekzistojnë, t’i përkushtohen hartimit të amendamenteve të Ligjit të prokurorisë publike, nëse mendojnë se ka nevojë të bëhen ndryshime në tekst.



