Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka treguar se cilin nga kryetarët e partisë së tij e vlerëson si më të mirin, shkruan Insajderi.
Zemaj ka deklaruar se as Isa Mustafa e as kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk iu afrohen ish-kryetarit, Ibrahim Rugova.
Haxhi Shala nis mbarë vitin, kyçet në biznesin fitimprurës të ndërtimit të banesave
Sipas tij Rugova është i pazëvendësueshëm.
“Një kryetar e ka më të mirin LDK-ja, historik dhe të pa zëvendësueshëm është presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova tjerët, të gjithë janë me të mirat, dhe të metat e veta njerëzore por as për së afërmi nuk iu afrohen liderit, presidentit Rugova”, ka thënë Zemaj për arbresh.info.