Deputeti i BDI-së, Ismail Jahoski, babai i Asmir Jahoskit, njërit prej të dyshuarve për operacionin me mazut ka penguar hetimet lidhur me këtë krim të organizuar, mëson Fokus.
Konkretisht, gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e tij, ai ka penguar inspektorët dhe hetuesit e policisë të kryejnë detyrën.
Siç thuhet, ai refuzoi të zbatonte urdhrat e kontrollit gjyqësor, duke përmendur imunitetin parlamentar. Ndryshe, Jhoski është deputet i “Frontit Evropian”, koalicion i udhëhequr nga BDI.
Operacioni i madh policor ka vijuar që prej ditës së djeshme.
Ajo që dihet tani për tani është se pronari i kompanisë së naftës “RKM”, Ratko Kapushevski dhe Asmir Jaoski, pronari i “Pucko Petrol”, janë arrestuar në një hetim për blerjen e mazutit për TEC-in dhe termocentralin e NEGOTINO-s.
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka konfirmuar dje se është duke u marrë masa ndaj kompanive dhe individëve të përfshirë në prokurimin e dyshimtë të karburantit që kërcënon shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin.
“Sot pasdite, nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Publike, Byroja e Sigurisë Publike dhe MPB po kryejnë kontrolle në disa lokacione në mbarë vendin. Bastisjet bëhen me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, në lidhje me veprat penale të kryera në lidhje me blerjen e derivateve”, bëri të ditur Prokuroria.(INA)