Deputeti Grubi devalvon Çmimin më të lartë shtetëror për gazetari (VIDEO)

Rami Mislimi, nëpunës në komunën e Tetovës dhe pronar i portalit “Tetova sot” pardje është propozuar nga deputeti Artan Grubi të zgjidhet anëtarë të Këshillin për ndarjen e Çmimit Shtetëror “Mito Haxhi Vasilev Jasmin”. Propozime është votuar në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emrërime duke shkaktuar konflikt interesi për shkak se Mislimi duke qenë nëpunës civil në komunë nuk mund të ushtrojë profesionin e gazetarit, e aq më pak të marrë pjesë në vendimmarrje se kush do të fitojë çmimin më të lartë të shtetit për të arritura të theksuara në fushën e gazetarisë.

“Në konsultim me kolegët e pranishëm dhe Ministrinë e Kulturës si propozues zyrtarë, propozoj që kandidati numër 9 të ndërrohet me Rami Mislimin.”, ka thënë deputeti Artan Grubi.

Mirëpo, propozimi i Mislimit ka shkaktuar pakënaqësi te deputeti i LSDM, Muhamed Zeqiri, i cili ka votuar kundër këtij nominimi.

“Unë thjesht e shfrytëzova të drejtën time për të qenë kundër dhe për këtë arsye votova ashtu. Nuk kam ndonjë arsyetim tjetër, përpos se mendoj që ka persona ma adekuat për atë post dhe se emri i propozuar nuk e ka vendin në atë Këshillë”- tha për Almakos deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri.

Almakos kontaktoi edhe me të propozuarin e Artan Grubit, Rami Mislimi, i cili tha se nuk sheh konflikt interesi në këtë rast dhe se nuk dëshiron të komentojë më shumë.
Mislimi në Komunë e Tetovës është i punësuar me vendim në kohën e kryetarit Sadi Bexheti.
Sipas Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, gazetarët të punësuar në institucione publike dhe shtetërore nuk kanë statusin e gazetarit për shkak të konfliktit të interesit. Sipas statusit të SHGM, gazetarët e punësuar në administratën publike dhe shtetërore nuk mund të jenë anëtarë me të drejta të plota në Shoqatë. Ata nuk mund të zgjedhin dhe të zgjidhen në organet e Shoqatës.

Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Almakos.com