“Më 21.09.2024 , OKH Merhamet në Kumanovë, pati mysafir një delegacion akademikësh universitarë të specializuar në fusha të ndryshme nga Malajzia.
Mysafërët u pritën nga anëtari i bordit të OKH Merhamet Dr. Eljesa İsmaili, përfaqësuesi i Fondacioni i Shkencës, Kulturës dhe Arteve Ballkanike Hajrat Z. Emre Aracı, dhe nga përgjegjësit e kursit të Kur’anit Hoxhë Muhamed Ameti dhe Teologe Shenaje Ameti.
Në kuadër të turneut të Ballkanit që organizuan, vizituan qendrën e shoqatës sonë Merhamet në Kumanovë dhe u informuan rreth aktiviteteve tona.
Gjithashtu u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave përkatëse të dy vendeve.
Pas diskutimeve dhe bisedave të sinqerta nga të dy palët, u mbajt një program i bukur i quajtur “Ora e Kuranit” me kursistet e kursit të Kuranit në shoqatën tonë.
Mysafirët tanë, të cilët shprehën kënaqësinë e tyre për vizitën në rajonin tonë dhe për njohjen e vëllezërve tanë këtu, në fund të programit u nisën drejt Shkupit, që ishte edhe ndalesa e fundit e turneut të tyre” – thonë nga OKH Merhamet në Kumanovë.