U.d. Drejtori i Institucionit Publik Parku Kombëtar Sharr, Ibrahim Dehari tha se, në mbledhjen e Bordit që pritet të mbahet sot, do të bëhet edhe largimi i tij, që për këtë, iu drejtua edhe me një letër kryeministrit të vendit, Hristijn Mickoskit, përcjell TV21. Dehari tha se edhe pse është emëruar në pozitën e tij nga qeveria e kaluar, ai nuk është pjesë e ndonjë partie dhe për këtë, i kërkoi kryeministrit që t’ia mundësoj siç thotë, të vazhdoj me sukseset në këtë institucion.
Dehri numëroi një numër të arriturash që nga emërimi i tij dhe shtoi se është i gatshëm ta pranoj sfidën duke shpresuar që do t’i mundësohet të vazhdoj pa pengesa angazhimin e tij “që të ndalen të gjitha “dhunimet” e Malit Sharr në interes të njerëzve dhe natyrës në Maqedoni”.
“Po iu drejtohem juve dhe gjithë publikut me informacionin se nesër është caktuar mbledhja e parë konstituive e Bordit të ri Drejtues, i cili do të udhëheq me Institucionin Publik Parku Kombëtar Mali Sharr, ku pritet të ndodhë edhe ndërrimi im.
Me gjithë respektin e duhur ndaj Qeverisë, si një mundësi e fundit për të vazhduar punën e suksesshme, sot iu drejtova me shkrim Kryeministrit. Letrën po e ndaj me ju në mënyrë të plotë”, ka shkruar Dehari.
https://www.facebook.com/IPSharPlanina/posts/548538877923971?ref=embed_post